Lajme

Kusari-Lila sqarohet për deklaratën në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 19 April 2022

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk ka bërë asnjë referencë të luftës së Ukrainës me themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Duke e mohuar lidhshmërinë e Komisionit Hetimor me luftën në Ukrainë, Kusari-Lila tha se deklaratën e bëri në kontekstin e mungesave në energji për shkak të luftës atje.

“E vërejta që kisha prodhuar një mori lajmesh të natyrave dhe perceptimeve të ndryshme, varësisht si e kanë kuptuar gazetarët. Unë sot kam thënë që për një temë siç është energjetika, apo situata me furnizim, për një rrethanë kur resurset energjetike, përfshirë gazin e naftën, kanë shkaktuar edhe një luftë sot, siç e dimë rastin në mes të Ukrainës dhe Rusisë dhe ndikojnë që kjo luftë të zgjatet për shkak të varshmërisë së Evropës nga furnizimi nga Rusia. Ne këtu në Kuvend kemi pasë vetëm pengesa në Kuvend gjatë procesit. S’ka qenë e lidhur me Komisionin Hetimor, por për shembull me mosmbështetjen e opozitës për shpalljen e gjendjes emergjente në energjinë elektrike siç parashihet me ligj”, ka thënë ajo në konferencë për media.

-Advertisement-

Kusari-Lila tha se vendimet në raport me situatën me energjinë i kanë sjellë në Kuvend vetë si pozitë, pa mbështetjen e opozitës.

“Unë i kam përmendur pengesat e vazhdueshme që i kanë bërë, se tash ata po thirren që t’i zbardhin vendimet derisa asnjëherë s’kanë pranuar që të jenë pjesë konstruktive e gjetjes së zgjidhjeve për situatën me energji elektrike dhe s’e kam bërë asnjë referencë në formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar me luftën atje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera