Lajme

Kurti: Viti që shkoi ishte vit i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore

Autori: Ermirë Berisha 14:32 | 10 January 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë së viti 2022 ka qenë vit i trashëgimisë kulturore, promovimit të artit dhe integritetit të sportit, shkruan Gazeta inFokus.

Kurti përmes një postimi në Facebook, është shprehur se janë dyfishuar arritjet në këtë fushë fal punës që është bërë.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Ngritëm në 65 numrin e monumenteve të shpëtuara falë ndërhyrjeve emergjente dhe restaurimeve; Përmes akteve nënligjore të trashëgimisë kulturore vendosëm standarde të licencimit të operatorëve, përcaktimit të perimetrit të aseteve, gërmimeve arkeologjike, projekteve të konservimit;

Nisëm procesin e licencimit të federatave të sportit – dhjetë federata u licencuan deri në fund të vitit 2022;

Mbështetëm organizimin e disa ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë;

Ndamë bursa studimi për profile deficitare në art, sport dhe trashëgimi kulturore;

Bashkorganizuam me sukses Bienalen nomade “Manifesta 14”, gjatë 100 ditëve të së cilës u regjistruan 800 mijë vizita në 25 lokacione ku u ekspozuan vepra artistike të 103 artistëve nga 30 shtete;

Themeluam institucionin e Operës së Kosovës, duke përmbushur një premtim progamor dhe një kërkesë shumëvjeçare të komunitetit artistik;

Opera e Kosovës vuri në skenë “La Traviata” të Verdit, shfaqja më e madhe operistike e luajtur ndonjëherë në Kosovë;

Pasuruam koleksionin shtetëror të artit duke blerë mbi 100 vepra të artit nga artistët vendorë;

Lansuam programin 5-vjeçar me vlerë 12 milionë euro “Kosova Shtet i Xhudos” me synim të promovimit dhe shtrirjes së sportit të xhudos në gjithë vendin;

Miratuam Projektligjet për Kinematografinë, të Drejtat e Autorit, Anti-Dopingun, si dhe koncept dokumentet për kulturën, rininë dhe për sportin;

Dyfishuam buxhetin e Qendrës Kinematografike të Kosovës për vitin 2022;

Nënshkruam marrëveshje të bashkëpunimit bilateral me Shqipërinë, Francën, Izraelin, Hungarinë, Turqinë, Bavarinë (Gjermani);

Fuqizuam bashkëpunimin kulturor me Shqipërinë me fokus në produksione të përbashkëta artistike dhe projekte të trashëgimisë kulturore;

Ndamë afër 15 milionë euro përmes skemave të mbështetjes direkte në kulturë, rini dhe sport për 1492 përfitues;

Teatri Kombëtar i Kosovës u anëtarësua në Rrjetin Evropian të Teatrove;

Përfunduam 8 ndërtesa të infrastrukturës për sport, kulturë dhe rini, ndërkaq 17 tjera janë në ndërtim e sipër;

Komiteti Paralimpik i Kosovës u pranua në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera