Lajme

Kurti uron 8 Marsin: Luftojmë me gratë për shumë të drejta

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 08 March 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kurti ka vlerësuar lartë rolin e grave që kanë folur publikisht për dhunën seksuale që e kanë përjetuar gjatë luftës.

Mes tjerash, Kurti tha se do të vazhdojnë të këmbëngulin që të mbijetuarave nga dhuna seksuale t’u njihet statusi.

-Advertisement-

“Sot nderojmë e kujtojmë kontributin e grave në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë. Nuk harrojmë dhimbjen e madhe që nuk kalon dhe një plagë të madhe që shteti e ka obligim ta shërojë. Po e vazhdojmë procesin e aplikimit për njohjen e statusit të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”.

“Një proces i rëndësishëm për historinë dhe shtetin tonë dhe një parakusht për ndërtimin e paqes në vend. Nderojmë rolin e të mbijetuarave që kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Krasniqin që është avokuese e zëshme në vendin tonë dhe ndërkombëtarisht”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nderojmë sukseset që i kanë arritur historikisht. Nderojmë ato gra që nuk janë më, luftojmë me gratë për shumë të drejta dhe barazi”, u shpreh Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera