Lajme

Kurti thotë se Serbia shtyu takimin e tij me Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 20 July 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së qeverisë tha se ishte paraparë që të ketë takim në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq këtë javë por që është kërkuar të shtyhet nga pala serbe.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së ekzekutivit ai tha se Serbia shtyu takimin që ishte planifikuar për këtë javë mes tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Ka pasur të ndodhë një takim këtë javë mes meje dhe presidentit serb, Vuçiq, por kanë qenë përsëri ata që kanë kërkuar të shtyhet kjo gjë. Pra, ata po e shtyjnë dorëzimin e listave të konsumatorëve në veri, janë ata që po i shtyjnë takimet në Bruksel, çfarëdo preteksti që përdoret janë përpjekje për tu shfajësuar, në rastin kur fajësia nuk ka qenë kurrë më e qartë”, ka thënë i pari i qeverisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera