Ekonomi

Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, i ofron mbështetje institucionale

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 07 November 2023

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot paradite në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin.

Ismaili, me anë të njoftimit, bëri të ditur se Kurtin e ka njoftuar mbi punën e BQK-së, planet dhe synimet.

“Koordinimi ndërinstitucional lidhur me zbatimin e objektivave dhe Planit Strategjik të BQK-së, me theks në përfshirjen financiare, digjitalizimin e shërbimeve financiare dhe aktiviteteve përkrahëse ndaj ekonomisë së vendit”.

-Advertisement-

“Diskutim për sfidat për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin Evropian të Byrove, që lidhet me Kartonin e Gjelbër, si dhe listimin e Republikës së Kosovës në platformat botërore të pagesave”, thuhet në njoftim.

Ismaili ka marr mbështetje institucionale nga Kurti për adresimin e sfidave si dhe realizimin e objektivave të institucionit më të lartë financiar në Republikën e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera