Kurti sot falënderoi gazetarët edhe për “kritikat dhe vërejtjet”
Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 29 December 2022
Në pritjen e këtij fundviti, Kryeministri Albin Kurti i ka falënderuar gazetarët për “raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale, për kritikat, për vërejtjet dhe për sugjerimet” që ia kanë bërë Qeverisë së tij.
Edhe në këtë pritje, Kurti u ka folur gazetarëve për arritjet që, sipas tij, i ka pasur Qeveria e tij në më pak se dy vitet e para të mandatit të tij të dytë. U ka folur edhe për barrikadat, që në kohën e kësaj ndeje, ishin duke u larguar nga rrugët e veriut.
Më poshtë gjeni të plotë dhe pa ndërhyrje fjalën e Kurtit, që ai e ka shpëndarë në Facebook:
Të nderuar gazetarë,
ju uroj mirëseardhje në këtë takim të fundvitit, veçanërisht për gazetarët nga Ukraina, me ç’rast e ritheksojmë se është nder dhe kënaqësi që mund të ju ndihmojmë atyre teksa me luftën e tyre në Ukrainë ata po i ndihmojnë lirisë, demokracisë dhe sigurisë jo vetëm në kontinentin tonë evropian.
Ju faleminderit të gjithëve për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale që i keni bërë, për kritikat, për vërejtjet dhe për sugjerimet që na i keni bërë. Si Qeveri ende nuk jemi në mes të mandatit, në gjysmë të mandatit, por progresi si dhe sfidat janë evidente. Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë.
Në veçanti më lejoni t’i përshëndes gazetarët, kolegët tuaj, të cilët sot janë në veri të Ibrit duke raportuar prej andej. Ata nuk janë këtu me neve sot, por ne jemi me ta atje përherë.
Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato. Me fjalë të tjera, krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten.
Në këtë vit që po e lëmë pas, për çështjen e drejtësisë opozita nuk na e ka dhënë ndonjë ide, kurse për atë të ekonomisë e kanë veç një ide: heqjen e TVSh-së. I falënderojmë.
Tash viti 2023 duhet të jetë vit i vettingut për drejtësi dhe i zhvillimit edhe më të madh në ekonomi. Puna jonë, informimi juaj, mirëqenie qytetarëve.
Ju faleminderit e gëzuar!
Të tjera
-
Ish-ambasadori i Shqipërisë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e As...
-
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori...
-
Ja kur pritet të hapet pishina e Gërmisë
Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë...
-
“I vdiq djali përpara…”- Halil Kastrati rrëfen historinë prekëse me ish-ushtarin e UÇK-së!
Humanisti i njohur, Halil Kastrati, në një intervistë dhënë për dokumentarin ...
-
Çejku: Presidentja Davkova, e pamatur në shmangien e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut
Arben Çejku, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Qeverisje të Mirë tha për Zërin ...
-
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë De...
-
Sveçla dhe Hoxha vizitojnë policin që u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Koso...
-
Rama reagon pas takimit me shqiptarët në Athinë: Faleminderit nga zemra, hapim një kapitull të ri vëllazërimi me Greqinë
Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet ...
-
Falsifikimi i euros, Banka e Shqipërisë apelon tek qytetarët për kujdes
Monedha kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë...
-
Sveçla shfaqet duke lundruar në Ujman
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liq...
-
Kurti flet për projekte infrastrukturore: Do kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve
Kryeministri Albin Kurti, ka folur dje në Prizren për projekte infrastrukturo...
-
Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë, sa që edhe historia do të rrëfejë për ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...