Kurti: Raporti i Progresit e përgëzon Kosovën për stabilitetin e qëndrueshmërinë politike
Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 12 October 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar raportin e progresit për Kosovën, duke thënë se vendi ka shënuar progres në shumë fusha.
Kurti, në një konferencë për media së bashku me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se Kosova ka filluar përgatitjet për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Kemi filluar përgatitjet për ta dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkim Evropian si hap i parë e me synim marrjen e statusit kandidat”, tha Kurti.
Ndër tjerash, Kurti filloi t’i komentojë edhe fushat nëpër të cilat thotë se ka pasur progres Kosova.
“Ka shënuar progres në shumë fusha, përkundër krizave globale që është përball jo vetëm Kosovë por i gjithë kontinenti evropian. Raporti që në fillim e përgëzon Kosovën për stabilitetin e qëndrueshmërinë politike. Edhe këtë vit janë ndërmarr reforma që kanë qenë rekomandime të BE’së për një kohë të gjatë, e të cilat u injoruan nga qeveritë e kaluara si psh: terminalet doganore private nuk janë në harmoni me marrëveshjen e stabilizim associmit, dhe kalimi gradual nga ato private në ato publike është rekomanduar që nga vitit 2018.
Vitin e kaluar e hapëm terminalin doganor në Mitrovicë, ndërsa atë në Podujevë e kthyem në terminal shtetëror. Kemi rritur luftën kundër korrupsionit. Kemi përkrahur bujqit…”, tha ai.
Të tjera
-
Plag*osja e tre personave në Pejë, arrestohet një i dyshuar
Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e tre personave që ndodhi mbrë...
-
Nga rivale, në mbështetëse/ Nikki Haley konfirmon votën për Donald Trump
Në muajin mars, Nikki Haley njoftoi se po tërhiqej nga gara presidenciale për...
-
Konfiskimi i pasurive të oligarkut rus për të financuar Ukrainën ndeshet me sfida ligjore dhe financiare
Kur një super jaht me vlerë prej 230 milionë dollarë mbërriti në portin Evere...
-
Në OKB, sot votohet për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot në orën ...
-
Zyrtarë të BE-së sot vizitojnë Suharekën
Zyrtarë të Bashkimit Evropian, sot pritet të vizitojnë qytetin e Suharekës. ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhen sot tri komisione të Kuvendit
Sot do të mblidhen tre komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës. Duke ...
-
Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për dy seanca. Njëra është vazhdimi i...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që pla*gosi tre persona në Pejë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për të kapur të i cili mbrë...
-
Netanyahut dhe Gallantit do t’i ndalohet hyrja në 124 vende
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Çështjeve Ushtarake t...
-
Rreth 500 intelektualë i kërkojnë Macronit të njohë Palestinën pa vonesa të mëtejshme
Rreth 500 intelektualë dhe figura kulturore franceze lëshuan një thirrje duke...
-
Dy prej të plag*osurve në Pejë hyjnë në operim – ngjarja dyshohet se ndodhi për shit-blerjen e një veture
Tre të plagosurit në Pejë kanë mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të K...