Lajme

Kurti priti në takim drejtorin rajonal të BERZh-it, folën për mundësi të reja bashkëpunimi

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 21 February 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mirëpriti në takim drejtorin rajonal të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Matteo Colangelim së bashku me drejtorin aktual të këtij institucioni në Kosovë, Neil Taylor dhe drejtorin e ri, Sergiy Maslichenko.

Diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm, projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të BERZh-it, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit. Gjatë takimit, kryeministri e falënderoi drejtorin e deritanishëm në Kosovë, Neil Taylor, për bashkëpunimin e afërt dhe i uroi suksese në angazhimin e radhës, teksa i uroi mirëseardhje Maslichenkos.

Nga kryeministri u theksuan veçanërisht projektet si ai i rehabilitimit të hekurudhës, përkatësisht për sinjalizim dhe telekomunikim në kuadër të saj, impiantet për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan dhe Mitrovicë dhe projektet e efiçiencës energjetike me komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit, për të cilat projekte Qeveria e Kosovës po bashkëpunon me BERZh-in.

-Advertisement-

Colangeli, në emër të BERZh-it, shprehu gatishmërinë për të mbështetur qeverinë në projektet të ndryshme, me theks te ato në fushën e energjisë së ripërtëritshme (energji të erës dhe diellit), të efiçiencës së energjisë dhe sektorin privat.

Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, fundjavën që lamë pas, kishte takuar presidenten e BERZh-it, Odile Basso.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera