Kurti: Populli ynë u beson grave aq sa burrave, prandaj Komandante Supreme e kanë caktuar Osmanin
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 22 October 2022
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë Forumit Ndërkombëtar Gratë, Paqja dhe Siguria, ka thënë se populli i Kosovës i beson grave po aq sa burrave.
Ai tha se kur bëhet fjalët për çështjet e sigurisë, qytetarët e institucionet kanë caktuar si komandante Supreme, presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Sipas Kurtit, Gratë i përgjigjen thirrjeve të çdoditshme për paqe dhe siguri, sikur të jetë përpjekja e tyre jetësore, pasi sipas tij, gratë janë më të interesuara për politikat e paqes dhe sigurisë sepse edhe kërcënohen më së shumti nga mungesa e këtyre elementeve.
“Nuk ka pasur ndonjë fazë që gratë s’janë angazhuar me thirrje e përpjekje për liri e paqe. Angazhimi i grave dhe vajzave në Kosovë s’ka munguar asnjëherë në shtet-ndërtim por nuk mungon as në funksionimin e shtetit tonë të përditshëm”.
“Kanë mbajtur megafon, bukë e laps në dorë me të vetmen kërkesë, paqe por paqe për të gjithë. Për veten por edhe për fëmijët e tyre, për shtetin dhe të ardhmen”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv..
Tutje, i pari i qeverisë tha se numri i grave dha vajzave që shërbejnë në FSK e në Policinë e Kosovës është substancial por edhe duhet të rritet tutje.
“Nuk ka garanci më të madhe për paqen dhe sigurinë, përveç se të realizohet nga gratë dhe burrat së bashku por edhe s’ka alternativë tjetër. Është garancia më e madhe, më e drejtë dhe më e fuqishme e mundshme. Më shumë gra në FSK nënkupton promovim dhe realizim më të mirë të të drejtave të njeriut por edhe të pakicave”.
“Interesimi në rritje për këto fusha të sigurisë është indikacion shumë i mirë i së ardhmes për vendin, pasi gratë dhe vajzat në Kosovë kanë sakrifikuar shumë, kanë qenë edhe viktima por edhe luftëtare”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.
Të tjera
-
Vazhdon gjykimi në Hagë, dëshmitari i sotëm pa masa mbrojtëse
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot nga ora 09:00 do të vazhdojë...
-
Arabia Saudite: Të paktën 1,300 pelegrinë vdiqën nga temperaturat e larta gjatë haxhit në Mekë
Arabia Saudite ka konfirmuar se të paktën 1,301 persona vdiqën gjatë Haxhit, ...
-
Thirrja e Përparim Ramës: Mos dilni, qëndroni në shtëpi
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rreshjeve të ...
-
Dita bëhet natë – shi, breshër dhe erëra të fuqishme “pushtojnë” Prishtinën
Prishtina është errësuar si pasojë e shiut, erërave e shtrëngatave që po vazh...
-
Konfirmohet vde kja e një personi në aksidentin e Mitrovicës
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të ...
-
Presidentja Osmani priti sot në takim ambasadorin britanik, e falënderon për mbështetjen në fushën e mbrojtjes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbr...
-
Bie breshër e shi i madh në Drenas
Pas temperaturave tejet të larta ditëve të fundit në Kosovë, sot pasdite në s...
-
E rëndë: Një tjetër aksident me fatalitet, vdes motoristi pasi u ndesh me një veturë në Mitrovicë
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një veture, mot...
-
Gjashtë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllagrazhd të Suharekës
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në...
-
Vd es në QKUK shoferi i lënduar rëndë nga aksidenti i mbrëmshëm mes 5 veturave në Fushë Kosovë
Mbrëmë rreth orës 23:00 ndodhi një aksident trafiku mjaft i rëndë mes pesë ve...
-
Rama njofton për një festival të ri me Vespa në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 31 gusht dhe 1 sh...
-
Temperaturat e larta nuk i ndalin haxhilerët kosovarë që të vizitojnë vendet historike në Medinë
Sot, haxhilerët kosovarë, të prirë nga udhëheqësit e tyre, vizituan vendet hi...