Kurti përmend të arriturat e Qeverisë: Arrestuam 3202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë
Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 09 January 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se në vitin 2022 Qeveria luftoi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Përmes një shkrimi në “Facebook” Kurti thotë se, u realizuan 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Ai shton se, janë arrestuar 3202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë.
Postimi i plotë:
2022: Qeveria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës:
U realizuan 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës;
U arrestuan 3202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë;
Mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit;
Shkatërruam 69 grupe kriminale;
U konfiskuan mbi 1.8 ton substanca narkotike;
Shkatërruam 5 laboratore të drogës në veri të Kosovës, me vlerë qindra milionëshe në substanca dhe në pajisje si dhe 3 laboratore për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri;
Mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlarjes së parave;
Janë sekuestruar mbi 300 mijë litra karburante që s’ishin konform me aktet nënligjore;
Ndërtuam 4 objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës si dhe bëmë shtrirjen e rrjetit optik në atë pjesë të vendit tonë, duke mundësuar shtrirjen e valëve telefonike, rrjetit të internetit dhe komunikimit me radiolidhje;
Krijuam Njësitin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili angazhohet në luftimin e kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore dhe keqpërdorimeve të tjera përgjatë vijës kufitare.
Të tjera
-
Një vit nga betimi i kryetarëve shqiptarë në veri, vlerësime të kundërta për rolin e tyre
Sot janë bërë 1 vit që kur kryetarët shqiptarë të Leposaviqit, Zveçanit dhe Z...
-
Fillon montimi i parkingut te biçikletave publike, kryetari Rama tregon se kur janë gati
Ka kohë që është paralajmëruar se në Prishtinë do të fillojë praktika e të pë...
-
Agjencia France Presse: Në Kosovë ka rënie të popullësisë nga 1.8 në 1.5 milionë banorë
Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popu...
-
Gërvalla fton për aplikim diplomatët e rinj: Kosova dhe diplomacia ka nevojë për ju
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 m...
-
“Frika nga gjakdẹrdhja” – Si ka negociuar KFOR-i tërheqjen e tẹrroristëve nga Banjska?
Organizata joqeveritare “International Crisis Group”, e cila ka mision parand...
-
Aksidẹnt në Durrës, lëndohẹn tetë persona – një grua në gjendje të rëndë
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në Plepa të Durrësit, ku si pasojë kanë...
-
Letra e PDK-së vlerësohet si test i gatishmërisë së partive për zgjedhjet
Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Me...
-
Një aeroplan i Luftës së Dytë Botërore rrëzohet në Britani të Madhe, vdẹs piloti
Një avion luftarak i kohës së Luftës së Dytë Botërore, Spitfire, u rrëzua në ...
-
Mësohen shkaqet e rrëzimit të avionit në Kroaci
Shërbimi Kroat i Shpëtimit Malor HGSS ka dalë me detaje dhe foto nga rrëzimi ...
-
Një i vdẹkur e katër të plagosụr nga rrëzimi i avionit në Kroaci
Një person ka humbur jetën dhe katër pasagjerë janë lënduar si pasojë e rrëzi...
-
Uashingtoni “shumë i shqetësuar”për stërvitjet kineze në Ngushticën e Tajvanit
Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara janë “t...
-
“The New York Times”: Richard Grenell i propozoi Presidentit Trump që ta vizitojë Hashim Thaçin në Hagë
E përditshmja amerikane, “The New York Times”, ka publikuar një artikull të g...