Lajme

Kurti për shprehjen ‘Na ndihmo si vëlla’: I kam dy vëllezër, por ata janë për shtëpi jo për Qeveri

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 22 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit duke folur për grevën në arsim, përmendi sërish shprehjen ‘vëlla’ me të cilën iu kishte drejtuar kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Para deputetëve, Kurti tha se është irrituar nga shprehje, pasi ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër.

“Unë i kam dy vëllezër, por asnjëri prej tyre nuk ka ardhur asnjëherë në Qeveri. Unë besoj se vëllezërit janë për te shpija, e ka kaluar koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllezër. Natyrisht, irritohem kur dikush vjen në Qeveri dhe më thotë vëlla”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera