Lajme

Kurti niset për në Pragë, në ora 13.00 dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 15 December 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Pragë të Republikës së Çekisë.

Gjatë qëndrimit të tij, ai fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský .

Pastaj, kryeministri Kurti do të pritet nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek.Sot në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzon Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

-Advertisement-

Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera