Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së: Kosova, fanar i demokracisë
Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 29 May 2022
Sot është mbajtur mbledhja e 47-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti tha se matjet e publikuara nga organizatat e jashtme e nxjerrin Kosovën si fanar të demokracisë.
Njoftimi i plotë:
Sot u mbajt mbledhja e organit më të lartë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mbledhja e 47-të e Këshillit të Përgjithshëm, ku u diskutuan çështje të rëndësishme politike dhe organizative.
Para delegatëve të pranishëm, siç është zakon në pjesën e parë të mbledhjes, fjalën e mbajti Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili foli për zhvillimet në vend, me theks te njëvjetori i qeverisjes, punët që janë bërë dhe do të bëhen, si dhe për procesin zgjedhor brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Edhe pse ka qenë një vit sfidues me pandeminë, krizën globale energjetike, agresionin rus në Ukrainë, kemi punuar me krejt çfarë kemi mundur dhe jemi angazhuar me krejt çfarë kemi ditur që t’ia dalim sa më mirë në këtë një vit qeverisje tha Kurti në fjalën e tij hyrëse.
“Kemi menaxhuar suksesshëm me pandeminë duke qenë në rajon vendi me numrin më të vogël të vdekjeve dhe shkallën më të lartë të vaksinimit. Kemi shënuar rritje dyshifrore ekonomike. Kemi bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Kemi luftuar pa kompromis korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kemi zbatuar politika sociale që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë. Kemi avancuar aleancat dhe partneritetin me shtetet mike dhe kemi treguar solidaritet ndërkombëtar me popujt në nevojë. Kemi respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Dhe, kemi pasur një koordinim të shkëlqyer institucional mes presidencës, kuvendit dhe kryeministrisë
Kryetari Kurti foli edhe për matjet e publikuara nga organizatat e jashtme që e nxjerrin Kosovën si fanar të demokracisë. Ai tha se ato tregojnë më së miri ndryshimin substancial në vendin tonë, ndryshimin përmbajtësorë të imazhit të Kosovës, si dhe japin hapësirën e duhur të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe në Bashkimin Evropian.
Në lidhje me vizitën e gjatë dhe të frytshme jashtë vendit në ShBA dhe Zvicër, Kurti tha se ato janë zhvilluar me sukses në shërbim të shtimit të mundësive për investime dhe siguri në Kosovë.
Te çështjet organizative ku tash në qendër kemi procesin e brendshëm zgjedhor, Kryetari Kurti foli për rëndësinë që kanë dy organet e reja Gratë për VETËVENDOSJE!-n dhe Rinia për VETËVENDOSJE!-n në fuqizimin e mëtejmë të grave dhe rinisë përbrenda organizatës, dhe për nevojën e organizimit të mërgatës në një formë të re më të përshtatshme dhe efikase.
Pas fjalës së Kryetarit Kurti, pasoi diskutimi i delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm për situatën politike në vend.
Në aspektin organizativ u bë zëvendësimi i anëtarëve të Komisionit Statutor; Filloi diskutimi për rregulloren e re për organizimin e mërgatës; si dhe u bë shpërndarja e certifikatave për aktivistët që kanë përfunduar Nivelin Teorik të Shkollës Politike të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Të tjera
-
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori...
-
Ja kur pritet të hapet pishina e Gërmisë
Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë...
-
“I vdiq djali përpara…”- Halil Kastrati rrëfen historinë prekëse me ish-ushtarin e UÇK-së!
Humanisti i njohur, Halil Kastrati, në një intervistë dhënë për dokumentarin ...
-
Çejku: Presidentja Davkova, e pamatur në shmangien e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut
Arben Çejku, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Qeverisje të Mirë tha për Zërin ...
-
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë De...
-
Sveçla dhe Hoxha vizitojnë policin që u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Koso...
-
Rama reagon pas takimit me shqiptarët në Athinë: Faleminderit nga zemra, hapim një kapitull të ri vëllazërimi me Greqinë
Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet ...
-
Falsifikimi i euros, Banka e Shqipërisë apelon tek qytetarët për kujdes
Monedha kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë...
-
Sveçla shfaqet duke lundruar në Ujman
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liq...
-
Kurti flet për projekte infrastrukturore: Do kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve
Kryeministri Albin Kurti, ka folur dje në Prizren për projekte infrastrukturo...
-
Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë, sa që edhe historia do të rrëfejë për ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
Qyteti me më së shumti milionerë
Nju Jorku është shtëpia e afro 350.000 milionerëve, më shumë se çdo qytet tje...