Kurti në Kaliforni takon profesionistët shqiptar që bashkëpunojnë me kompani botërore si Facebook, Apple e Netflix
Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 11 May 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përfundim të vizitës së tij dyditore në Kaliforni, është pritur nga profesionistë të suksesshëm të mërgatës sonë, të cilët bashkëpunojnë me kompani me renome botërore siç janë Oracle, Facebook, Amazon, Apple, Netflix dhe shumë të tjera.
“Gjatë një bashkëbisedimi me profesionistët në kuadër të iniciativës së qeverisë, dialogu me mërgatën, kryeministri Kurti falënderoi mërgatën për rolin e jashtëzakonshëm të tyre në të gjitha etapat dhe theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të mërgimtarëve për progresin e Kosovës, si dhe i njoftoi ata për mënyrat e ndryshme sesi mërgimtarët po arrijnë të kontribuojnë për Kosovën nga jashtë vendit”, thuhet në njoftimin për media.
Mërgimtarët shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe në diskutim e sipër u thellua shqyrtimi i formave të inkuadrimit të mërgatës në zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës dhe të kombit mbarë.
Më tej në njoftim thuhet se nga digjitalizimi te Fondi Sovran, nga diplomacia publike te shkolla shqipe, nga investimet në Kosovë te kodimi në shkolla, ishin vetëm disa prej temave të trajtuara që janë të paimagjinueshme pa pjesëmarrjen e profesionistëve nga mërgata, shkruan Telegrafi.
Kryeministri Kurti e përmbylli takimin duke i falënderuar pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe ShBA-ve, e duke i inkurajuar ata që të ndajnë aftësitë e tyre të konsiderueshme për ta bërë Kosovën dhe jo vetëm, një shtet edhe më të suksesshëm dhe më të përparuar.
Të tjera
-
Haliti për terro*ristët në Banjskë: U lejuan të ikin, po të vrit*eshin të paarmatosur do hapej proces në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ë...
-
Prishtina përgatitet për “Melodinë e Lirisë”, koncerti festiv për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës
“Melodia e Lirisë” është koncerti që do të mbahet nesër në sheshin “Zahir Paj...
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...