Kurti: Jemi të parët në rajon sa i përket sundimit të ligjit
Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 14 December 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova qëndron më mirë në sundimin e ligjit sesa vendet e rajonit.
Sipas tij, Kosova radhitet e dyta në botë nga 14 vendet që ende nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.
Këtë e bëri të ditur në konferencën për promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë, si dhe adresimin e sfidave me qëllim të përmirësimit të klimës së investimeve në vend, organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Këshilli Evropian i Investitorëve (EIC).
“Ne shohim progres në rritjen e investimeve të huaja dorekte dhe të eksporteve. Investimet e huaja direkte janë rritur këtë vit për 47 për qind, ndërkaq vitin e kaluar u rritën për 22 për qind krahasuar me vitin paraprak. Eksporti në vitin 2022 janë rritur për 83 për qind”, tha Kurti teksa foli edhe për sundim të ligjit në vend.“Në mesin e 14 shteteve të Evropës lindore që nuk janë ende në Bashkimin Evropian, jemi të dytët pas Gjeorgjisë, ndërkaq në Ballkan jemi të parët që dy vitr, ndërsa këtë vit jemi të parët në Botë sa i përket përmirësimit të sundimit të ligjit, dhe kjo ka ndikuar në përmirësimin e klimës dhe me krijimin e Gjykatës Komerciale”, tha Kurti.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, foli për proceset e politik-bërjes në industri e tregti.Sipas saj, popullsia relativisht e re, kostoja e ulët e punës, sistemi fiskal dhe i taksave, kanë ndikuar në rriten e investimeve të huaja.
“Kemi dhënë përkrahje për ndërmarrjet tona dhe përkrahjen e investitorëve të zotuar për investime në Kosovë, me qëllim të përparësive konkurruese që ka vendi ynë. Kosova ka përparësi të shumta, është efektiviteti i kostos, rinia e arsimuar dhe cilësia e ndërmarrësisë në vendin tonë. Ne synojmë integrimin e fuqishëm tregtar me vendet e BE-së dhe principatat e BE-së. Me kalimin e viteve, tregtia po rritet, ka monitorim të kontrolluar përtej kufijve dhe pjesëmarrja e njerëzve në sektorin e tregtisë formale po rritet”, tha Hajdari.
Tutje Handari tha se Qeveria është e vendosur të ndalë tregtinë joformale dhe të paligjshme.“Ne synojmë për integrimin e fuqishëm ekonomikë dhe tregtarë me vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe principatat e BE-së. Me kalimin e viteve tregtia po rritet, po bëhet më e rregulluar, ka monitorim aktiv përtej kufijve dhe pjesëmarrja e njerëzve në sektorin e tregtisë formale po rritet. Qeveria jonë është e vendosur fortë për të ndalur tregtinë joformale dhe të paligjshme”, tha Hajdari.
AnnaCarin Platon, udhëheqëse e Sektorit te Politikave Ekonomike dhe Integrimit Evropian pranë Zyrës së BE-së, tha se Kosova ka bërë progres në krijimin e vazhdueshëm në krijimin e një ekonomie të tregut modern dhe miqësor.Sipas saj, ekonomia e Kosovës në vitet e fundit ka shënuar një normë pozitive të rritjes ekonomike, përkundër sfidave. Kryesuesja e Këshillit të Investitorëve Evropianë, Eriola Bibolli, tha se Kosova ka edhe më shumë potencial të zhvillimit.“Përveç sfidave, Kosovës iu janë hapur shumë mundësi për t’u ripozicionuar në zinxhirë të prodhimit dhe për të rritur kapacitetet e vet prodhuesve dhe për të treguar më shumë potencialin ekonomik që e ka. Gjatë këtij procesi ka pasur jashtëzakonisht shumë suksese, pasi niveli i eksporteve është rritur mbi 30 për qind, megjithatë Kosova ka potencial edhe më shumë. Ne si Këshill i Investitorëve Evropianë jemi urë lodhëse ndërmjet ekonomisë së Kosovës me investitorët potencial. Gjatë vitit 2022 kontakti i Këshillit ka qenë që 60 investitorë potencial të interesuar për të investuar në Kosovë”, tha ajo.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...