Lajme

Kurti dhe Osmani përshëndesin vendimin e Ministrave të BE-së për liberalizim të vizave

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 09 March 2023

Të dy, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti e kanë përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, për t’ia dhënë ‘dritën e gjelbër’ liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pas arritjes së vendimit, Presidentja Osmani tha se, ndonëse kriteret janë përmbushur tash e 5 vjet, vendimi i sotëm e plotëson Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Duke përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitim për qytetarët dhe vendin më të rinj të Evropës”, shkroi Osmani në Twitter.

-Advertisement-

“Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”, shtoi ajo.

Vendimin e mirëpriti edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Kosova tash është një hap më afër liberalizimit.

“Një hap më afër: I kënaqur nga vendimi unanim i sotëm nga @Këshilli i BE-së, në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian”, shkroi Kurti në Twitter.

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

Këshilli sot miratoi qëndrimin e tij në leximin e parë për lëvizjen pa viza për shtetasit e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera