Lajme

Kurti dhe Haxhiu thërrasin konferencë për media

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 18 June 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca nis nga ora 13:30 në ndërtesën e Qeverisë, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Megjithatë, në njoftim nuk tregohet tema për të cilën do të flasin kryeministri dhe vartësja e tij në ditë vikendi.

-Advertisement-

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbajnë konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 13:30”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera