Lajme

Kufiri Kosovë – Shqipëri si kufi i BE-së

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 28 September 2017

Dy qeveritë shqiptare, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, pritet të mbajnë mbledhje të përbashkët një ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 27 nëntor, në qytetin e Korçës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Kështu kanë bërë të ditur dy kryeministrat shqiptarë, ai i Kosovës Ramush Haradinaj, dhe ai i Shqipërisë Edi Rama, pas takimit që patën gjatë ditës së djeshme në Tiranë.

Me këtë rast, dy kryeministrat kanë bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë diskutuar rreth unifikimit të konsultave, barasvlefshmërinë e diplomave, krijimin e një kufiri evropian mes dy shteteve shqiptare dhe shumë çështje të tjera që prekin Kosovën e Shqipërinë.

-Advertisement-

Më tej, ata kanë folur edhe për çështjen e demarkacionit, ku përderisa Haradinaj është zotuar se do t’i ruajë raportet me Malin e Zi, Rama ka thënë se kryeministri i Kosovës tashmë duhet të largohet nga pozicioni opozitar sa i përket kësaj çështjeje, në mënyrë që demarkacioni të zgjidhet sa më shpejt.
Nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj gjatë ditës së djeshme sa ka qëndruar në Tiranë është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, liderin e PD-së Lulzim Bashën, ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën dhe princin Leka Zogu II.

 

Haradinaj u prit me ceremoni shtetërore

Me ceremoni shtetërore, nën himnin kombëtar shqiptar, qeveria e Shqipërisë priti në takimin e parë zyrtar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Pas takimit, i cili u mbajt prapa dyerve të mbyllura, Rama vlerësoi lart vizitën e homologut të tij nga Kosova.

“Vizita e parë jashtë Kosovës e kryeministrit Haradinaj në Shqipëri është një gjest domethënës që e çmoj, por edhe një shenjë e qartë e ndërveprimit tonë të përjetshëm”, deklaroi shefi i ekzekutivit të Shqipërisë pas takimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera