Lajme

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani: Do t’i përkrahim gjithë ata që hapin vende pune

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 05 December 2021

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, ka dhënë një lajm të mirë për preshevarët.

Ajo ka paralajmëruar se në Ashan do të hapet thertorja nga biznesmeni Dukagjin Aliu, i cili planifikon të punësojë mbi 100 persona, shumicën prej tyre gra, shkruan Gazeta Infokus.

Kryetarja Sinani ka njoftuar se në kuadër të përkrahjes së atyre që hapin vende të reja pune, Komuna e Preshevës do t’u japë përkrahje në infrastrukturë.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Therrtore e mishit me rreth 100 vende të reja pune 💪
Shumica gra ❤️
Ky është biznesi që planifikon ta fillojë z.Dukagjin Aliu nga fshati Ashan 👊
Nga hapja e këtij biznesi do të përfitojnë edhe blegtorët vendorë 🐑
Objekti është në përfundim e sipër 🚧 dhe punën mendon ta nis në pranverë.
E përgëzova dhe i urova suksese Dukagjinit 👏
Për zhvillimin e biznesit të tij. Për mirëqenien e punëtorëve si punëdhënës.
Në kuadër të politikave tona ekonomike, për stimulim dhe përkrahje 🤝 atyre që hapin vende të reja të punës, si pushtet lokal, therrtores së re do t’ia mundësojmë infrastrukturën rrugore deri tek objekti dhe kyçjen në rrjetin elektrik ⚡ përmes sigurimit të shtyllave.
Pos tjerash, e sidomos për shkak të pozitës së saj gjeografike, Komuna e Preshevës është mjedis i përshtatshëm për investime.
Përkrahja jonë nuk do të mungojë. Për vende të reja të punës. Për punëtorët 💕”, ka shkruar kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera