Lajme

Kryetari i Lipjanit për vdekjen e mërgimtarit në aksident: Ishte 35-vjeç nga fshati Grackë

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 05 January 2023

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e mërgimtarit 35-vjeç në një aksident të tmerrshëm mëngjesin e sotëm në Çagllavicë të Prishtinës.

Kryetari Ahmeti thekson se mërgimtari Arbnor Ademi është me prejardhje nga fshati Grackë.

Reagimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të hershme të 35 vjeçarit nga Lipjani, Arbnor Ademi, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti tragjik që ka ndodhur në afërsi të Prishtinës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Në emër të të gjitha institucioneve komunale, u shpreh ngushëllime familjes Ademi nga fshati Grackë, për vdekjen e djalit të tyre Arbnor Ademi.

E nderuara familje Ademi,

Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

Jo vetëm familja, por e gjithë Komuna e Lipjanit bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqët dhe të gjithë ata të cilët e njohën.

Ngushëllime!

Njerëzit vrapojnë për ta nxjerrë trupin nga vetura, publikohen pamjet pak minuta pas aksidentit në Çagllavicë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera