Lajme

Kryesia diskuton për pikat e seancave të kaluara dhe për seancën e re

Autori: Gazeta inFokus 06:48 | 08 July 2022

Kryesia e Kuvendit sot mblidhet për të diskutuar për pikat e papërfunduara të seancave plenare dhe për seancën e re

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022, janë votimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021, raporton RTKlive.

Kurse pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022, janë votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave dhe votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021.

-Advertisement-

Kryesia do të diskutojë për përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës si shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera