Lajme

Kryeministri i Spanjës do të shkojë në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 19 April 2022

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të udhëtojë për në Kiev në ditët e ardhshme, për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur për CNN një zyrtar i qeverisë spanjolle.

Zyrtari ka thënë se më shumë informacione nuk mund të ofrojë lidhur me këtë vizitë, për shkaqe sigurie, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Spanja ka bërë të ditur të hënën se do ta rihapë ambasadën në Kiev “në ditët në vijim”.

-Advertisement-

Ambasada është mbyllur, derisa personeli është evakuuar në Varshavë të Polonisë, pak pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të muajit shkurt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera