Lajme

“Kryeministër lej foret, puno najsen”

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 24 August 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurtit pas deklaratave të tij se e ka marrë malli për opozitën.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook i ka listuar disa nga problemet kryesore në vend, duke thënë se e ka marrë malli për investime kapitale në Kosovë, për rritjet e pagave për mësuesit, mjekët dhe policët e për mos shtrenjtimin e rrymës.

Ajo i ka kërkuar kryeministrit të punojë diçka, e të mos i thumbojë aleatët nëpër konferenca shtypi.

-Advertisement-

“Më ka marrë malli me u rritë rrogat për mësuesit, mjekët, policët;Më ka marrë malli mos me u shtrenjëtu e mos me u ndalë rryma në pikë të verës;Më ka marrë malli mos me pasë infalcion marramendës në produkte bazike; Më ka marrë malli me u koordinu me aleatët tanë, e jo me i thumbu në konferenca për shtyp. Kryeministër, lej foret. Puno najsen. Nëse nuk din pyet”, shkroi ajo.

Kujtojmë se sot Kurti, ka thumbuar paksa emisarin amerikan, Gabriel Escobar, pasi ky i fundit është takuar me krerët e partive politike të Kosovës në një darkë në rezidencën e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Kurti ka pranuar që ka kohë që s’është takuar me partitë opozitare, derisa thotë se do ta pyes sot Escobarin se si i ka shkuar ai takim dhe se si janë opozita. Kreu i ekzekutivit ka thënë se edhe vetë e ka marrë malli për opozitën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera