Kriza ekonomike në vend, kursim e kredi për gjërat elementare

Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 13 November 2022
Raportet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), tregojnë se depozitat e qytetarëve në banka komerciale, kanë arritur në vlerë prej 5 miliardë e 206 milionë e 100 mijë euro. Kurse, shuma e kredive ka kapur vlerën e 4 miliardë e 178 milionë e 800 mijë euro. Ndërkohë, ekspertët thonë se rritja e depozitave dhe kredive ka ardhur si rrjedhojë e krizës ekonomike në të cilën ndodhet vendi.
Ekonomisti Besnik Avdiaj tha për KosovaPress, se arsyet e kursimit të parasë vije për shkak krizës ekonomike në të cilën po kalon vendi.
Sipas tij, gjatë kësaj kohe qytetarët janë të prirur të orientojnë shpenzimet e tyre vetëm në të mirat e domosdoshme.
“Numri i depozitave në bankat komerciale në Kosovë ka shënuar rritje, ku mbi 2/3 e këtyre depozitave i takojnë qytetarëve, në pjesë tjetër është shpërndarë ndërmjet institucioneve financiare dhe jofinanciare, pra kompanive, bankave. Kjo është një indikator që qytetarët po kursejnë paranë. Arsyet e kursimit të parasë lidhen edhe nëpër krizën në të cilën po kalojnë, për shkak se në kohë të rënies ekonomike, qytetarët priret të orientojnë shpenzimet e tyre nga të mirat jo të domosdoshme në situatat emergjente…Kur i shohim nga ana tjetër edhe kredimarrjet janë rritur deri diku por kryesisht nga bizneset, kryesisht huamarrjet nga bankat komerciale janë arritur për arsyeje të krizës. Në këtë kohë të krizës shumë pak biznese po marrin kredi për të realizuar investime të reja”, tha Avdiaj.
Avdiaj u bëri thirrje qytetarëve që të mos e mbajnë paranë në banka, por ta shpenzojnë në mënyrë kreative, pasi sipas tij, me kohë i humbet vlera.
“Do t’iu bëja ftesë qytetarëve, sidomos të rinjve të vendit tonë që sado pak kursime që kanë, të shohin mënyrat më të mira, më kreative se si ta kapitalizojnë atë vlerë. Mos e mbani paranë në bankë, ju i bëni një të mirë bankës në sistemin financiar, por mos e mbani për shkak se në kohë i humb vlera. Shihni mënyrat më të mira se si mundeni të shpenzoni dhe ta rritni vlerën e asaj që keni”, shtoi Avdiaj për KosovaPress.
Ekonomisti Milazim Abazi tha për KosovaPress, se kriza po i detyron qytetarët të marrin kredi.
“Kriza i detyron më shumë qytetarët të marrin kredi, se në kohë krize, në kohë të rritjes së inflacionit, krediti bëhet më i nevojshëm dhe më i lirë, ngase interesi këto ditë është më i ulët se inflacioni, prandaj këtë vit kemi një rritje më të shpejtë të kredisë…Derisa për tetë muaj kreditë janë rritur për 18.6 për qind, kursimet janë rritur për 11.8 për qind”, tha Abazi.
Ndërkaq, qytetarët shprehen të shqetësuar me krizën që ka kapluar vendin me rritjen e çmimeve.
Fatime Dervishi tha se pavarësisht se aktualisht nuk punon, është detyruar të hy kredi për t’i paguar shpenzimet e shtëpisë.
“Unë jam pa punë dhe kursej, nuk jam prej atyre që harxhoj shumë por kursej…Gjithsesi është detyrim me hy në kredi që me ble dru, të paguajmë rrymën, ujë, bërllog, po mblidhen dhe nuk është qare pa hyrë kredi për t’i mbuluar shpenzimet e shtëpisë”, tha Dervishi.
Emine Bytyqi nga qyteti i Prizrenit tha se si individ i ka kushtet ta tejkalojë këtë krizë të inflacionit, derisa shtoi se për personat që kanë kredi është e vështirë ta mbulojnë me rrogë të Kosovës.
“Varet qysh është buxheti, unë kam buxhet, bile jap shumë, nuk kursej sepse e kam buxhetin por është vështirë, njerëzit në përgjithësi duhet të kursejnë… Unë nuk kam marrë kredi sepse i kam kushtet, por është përparësi që japin kredi, ndryshe t’i përballojnë kreditë me këto rroga është vështirë”, tha Bytyqi.
Ejup Tahiri tha për KosovaPress, se po mundohen të kursejnë, mirëpo e kanë te pamundur, derisa shtoi se norma e interesit të kredisë nuk përshtatet me vendin.
“Po mundohemi po nuk po mundemi të kursejmë sepse po duhen shpenzime çdo ditë…3:30 Ndërsa, norma e interesit (për kredi) është shumë e lartë, absolutisht nuk i përshtatet popullatës tonë më këtë standard jetësor, është shumë e lartë, mbi 10 për qind”, tha Tahiri.
Lidhur me normën e interesit, ekonomisti Avdiaj tha se ato lëvizin varësisht nga rregulloret e bankës qendrore, për shkak se Kosova nuk ka valutë të vetën personale si shtet të cilën e emeton dhe me të cilën mund të lëvizë.
“Normat e interesit lëvizin varësisht nga rregulloret e bankës qendrore, për shkak se Kosova nuk ka valutë të vetën personale si shtet të cilën e emeton dhe me të cilën mund të lëvizë, mund ta përdor si instrument për rregullimin e tregut, varësisht nga situata. Normat e interesit kryesisht në vendet si Kosova mund të përdoren si instrumente për të reduktuar rritjen e inflacionit, me rritjen e tyre ulet qarkullimi i parasë në treg, për shkak se ulën huamarrja edhe nga bizneset dhe nga qytetarët. Kjo i detyron që të gjejnë alternativa të tjera që janë kryesisht që lidhen me kursimin vetanak, qoftë në uljen e kostove për bizneset, me të njëjtën mendësi funksionojnë edhe individët, në vend se të harxhojnë para në shopping, ato nuk dalin aty por i orientojnë kapitalin e tyre vetëm në të mirat pa të cilat nuk mund të jetojnë”, shtoi Avdiaj./KP

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e n...
-
Nesër shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete
Gjatë ditës së nesërme shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. L...
-
Një 11-vjeçar dhe një 17-vjeçar në mesin e katër të plago*surve në Tiranë nga të shtënat me ar*më
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Tiranë. ...
-
Lushaku-Sadriu: Kompromise për shkelje të Kushtetutës nga LDK-ja nuk ka
Për të dytën herë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për shkak të...
-
Cakolli: Shkeljet ligjore po bllokojnë konstituimin e Kuvendit
Tentimi i dytë i deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfund...
-
Bajrami akuzon Kurtin dhe Muratin për shkelje të ligjit në emërimin e drejtorit të Doganave
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas riemërimit të drejtorit t...
-
Kurti kërkon drejtësi për 53 viktimat e familjes Muqolli në Poklek që u vra*në mizo*risht nga forcat serbe
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrën e 1...
-
Haxhiu për qëndrimet e opozitës: Absurde, ata e dinë që i kemi numrat
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se i kanë num...
-
Konfiskohet një automjet në Shtërpcë, po transportonte drunj pa dokumentacion
Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet me targa të skaduara në Kashtanj...
-
“Ndjej keqardhje për Avni Deharin, po keqpërdoret – skenari ishte i gatshëm”, Memli Krasniqi kritikon VV’në për bllokim të Kuvendit
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e s...
-
Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte
Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka folur në lidhje me dështi...
-
Abrashi i VV-së kritikon Presidenten: Foli si autoritet kushtetues nuk dha zgjidhje për problemin që ia adresoi kryesuesi
Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Os...