Lajme

Kreu i inteligjencës së Ukrainës: Putin mund të vdesë shumë shpejt

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 05 January 2023

Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, deklaroi në një intervistë për ABC News se presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë me kancer dhe se sëmundja ka avancuar.

Budanov shtoi në fjalën e tij se presidenti rus mund të vdesë shumë shpejt.

“Mendoj se shumë shpejt.., shpresoj”, tha ai gjatë intervistës.

-Advertisement-

Për të mbështetur deklaratat e tij mbi pretendimet e shëndetit të Putin, shefi i inteligjencës tha se informcionet vijnë nga burime shumë të afërta me presidentin rus.

Mes tjerash, Budanov deklaroi se Ukraina planifikon të nisë një kundërsulm në pranverë dhe se luftimet pritet të jenë shumë të ashpra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera