Lajme

KQZ: Qendrave të Votimit në veri, funksionale për 21 prill

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 28 March 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhje e sotme ka prezantua një raport të përgjithshëm lidhur me përgatitjet e deritashme për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Sipas raportit, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna janë funksionale dhe aktualisht janë duke bërë vlerësimin e Qendrave të Votimit që do të përdoren për procesin e votimit më 21 prill.

Sipas të dhënave nga ky proces i vlerësimit, është konstatuar se të gjitha Qendrat e Votimit, 26 sosh, në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tyre, ndërsa një numër i vogël nuk kanë qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta. Procesi i vlerësimit të QV në komunën e Leposaviqit, ku numri i tyre është më i madh, 18 sosh, është duke vazhduar.

-Advertisement-

Në vazhdim të mbledhjes, në kuadër të procesit të harmonizimit të akteve nënligjore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar para disa muajsh nga Kuvend i Kosovës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi dy Rregullore Zgjedhore të radhës, Nr. 09/2024 Regjistrimi dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VNPV) dhe Nr. 14/2024 Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Në pikat tjera të rendit të ditës, në vazhdim të përgatitjeve për organizimin e procesit të votimit të 21 prillit, KQZ mori këto vendime:

• Miratimi i specifikave teknike për furnizim me materiale të posaçme që u përkasin votuesve të verbër (shabllonët në alfabetin braj);

• Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve dhe Listave të Votuesve;

• Miratimi i specifikave teknike për furnizim me pajisje për sallën e takimeve të KQZ-së;

• Miratimi i teknikave specifike për shërbimet e instalimit dhe përkrahjes të kamerave në vendvotime;

• Miratimi i specifikave teknike për material administrativ për pakot e vendvotimeve;

• Miraitmi i specifikave teknike për transport për materialin sensitiv dhe josensitiv;

• Miratimi i specifikave teknike për vula në vendvotime;

• Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e doracakëve të trajnimit;

• Miratimi i programit orientues për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve;

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera