Lajme

Kosovarët më 2022 më së shumti u ankuan për mospërputhje të çmimeve raft-arkë

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 03 January 2023

Janë vendosur këtu për t’i informuar qytetarët për origjinën e produkteve.

E këto etiketa shpesh herë mungojnë, gjë që po i bën konsumatorët të ankohen në inspektoratin e Tregut.

Jo vetëm origjina, problematike është edhe mungesa e çmimeve që ndodhen ngjitur me produktet në raft, e të cilat nuk përputhen me ato në arkë.

-Advertisement-

Madje kjo ishte ankesa më e shpeshtë që kosovarët patën më 2022.

Këtë ankesë konsumatorët e adresuan në Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë.

Nga numri i përgjithshëm i ankesave të dorëzuara në inspektoratin e kësaj ministrie, 74% ishin të vlefshme.

E ndër problemet më të mëdha lidhur me tregun kosovar, sipas Selatin Kaçanikut nga Shoqata e Konsumatorëve, është dualizmi i çmimeve.

Ai thotë që duhet të ketë punë intensive të inspektorëve në terren, për të tejkaluar këto probleme.

Gjatë vitit 2022 janë kryer 2830 inspektime te Operatorët Ekonomik në sektorin privat në të gjithë Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera