Lajme

Kosova lëshon kampin ushtarak për të strehuar të mbijetuarit e tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 27 November 2019

Qeveri a e Kosovës ka hapur dyert për të akomoduar qytetarët e mbijetuar nga tërmeti në Shqipëri, të cilët kan mbetur pa kulm mbi kokë.

Në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, Ambasadën Gjermane në Kosovës dhe GIZ në Kosovës kanë vendosur të hapin Parkun Inovativ në Prizren, (ish kampi ushtarak Gjerman), për t’i strehuar familjet që përjetuan tmerrin në Shqipëri, shkruan gazeta inFokus.

Ky park ofron të gjitha kushtet dhe ka mbi 800 shtretër, menzë, spital, fusha sportive dhe çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni komod gjatë kësaj kohe krize.

-Advertisement-

Nga tërmeti që goditi Shqipërinë gjatë të martës është dyshifruar numri i të vdekurve, dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Madje ata të cilët shpëtuan nga kjo fatkeqësi mbetën ne mes të rrugës pa kulm mbi kokë, shkruan gazeta inFokus./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera