Lajme

Kosova këtë vit u rangua më lart në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 03 May 2022

Kosova është languar më lart këtë vit, në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror.

Sipas këtij indeksi, Kosova është 17 vende më lart se vitin e kaluar.

Vitin e kaluar, vendi ynë ishte në pozitën e 78-të, derisa këtë vit është renditur në të 61-tën, përcjell Klankosova.tv.

-Advertisement-

Por, sipas vlerësimit të Reporterëve pa Kufij, Kosova është akoma në mesin e vendeve me “situatë problematike” në këtë fushë.

Ndërkaq, sa i përketë aspektit të sigurisë, në këtë raport thuhet se gazetarët që hetojnë trafikun e drogës ose ndotjen e mjedisit janë ekspozuar ndaj sulmeve fizike dhe janë penguar të raportojnë nga rrjetet kriminale.

Derisa asnjë gazetar nuk është vrarë që nga viti 2005, vrasjet dhe zhdukjet para dhe pas luftës në Kosovë (1998-2005) kanë mbetur të pandëshkuara. Gazetarët që hetojnë trafikun e drogës ose ndotjen e mjedisit janë ekspozuar ndaj sulmeve fizike dhe janë penguar të raportojnë nga rrjetet kriminale. Derisa sulmet ndiqen penalisht nga policia dhe prokuroria, gjykatat nuk arrijnë t’i mbështesin ato. Mbulimi mediatik i ngjarjeve politike ka rezultuar në rritjen e numrit të gazetarëve të kërcënuar në rrjetet sociale”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera