Lajme

Konjufca: Sakrifica e Jasharajve është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjes për lirinë

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 06 March 2022

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, bëri homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se sakrifica e familjes Jashari ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën.

“Është ky moment kur sakrifica kthehet në epope dhe kur i gjithë kombi mobilizohet e bëhet UÇK. Është një moment që jo vetëm e ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën , por edhe një sakrificë që shkundi botën, e lëvizi botën e demokratike dhe e aktivizoi faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë të drejtë. Sakrifica e Jasharajve është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjes çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë. Lavdi e përjetshme e Jasharajve, Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit”, tha Konjufca./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera