Lajme

Konjufca pret ambasadoren estoneze, e falenderon për përkrahjen në proceset integruese

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 16 February 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar ambasadoren jo-rezidente të Republikës së Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu.

Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadores Janne Jõesaar-Ruusalu për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Estonia mike dhe partnere strategjike i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Republikës së Kosovës ndër vite në fusha të ndryshme, përfshirë përkrahjen e palëkundur në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantike, thuhet në komunikatën e Kuvendit.

Gjithashtu, ambasadorja Jõesaar-Ruusalu ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të saj ndaj Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera