Lajme

Kongresisti Meeks pas takimit me Kurtin: Serbia dhe të tjerët ta njohin pavarësinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 20 May 2022

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan, Gregory Meeks ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, Meeks ka thënë se ka pasur takim produktiv me Kurtin dhe nevojën që Serbia dhe shtetet tjera ta njohin pavarësinë e Kosovës raporton Gazeta Express.

“Takim produktiv me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, zëvendësministren e punëve të Jashtme, Liza Gashi dhe ambasadorin Ilir Dugolli. Diskutuam për marrëdhënien e fortë SHBA-Kosovë dhe sfidat për sigurinë evropiane nga Rusia si dhe nevojën për Serbinë dhe të tjerët që të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Meeks.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera