Lajme

Konfiskohen dy mijë kilogramë mjaltë në fshatin Debellde, u futën nga Maqedonia e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 20 March 2022

Policia e Kosovës sot ka konfiskuar dy mijë kilogramë mjaltë në fshatin Debellde të Vitisë.

Këto kilogramë ishin futur në Kosovë nga Maqedonia e Veriut ilegalisht me anë të një furgoni ngjyrë të bardhë, të cilin policia e kishte vërejtur dhe e kishte parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arrit të ik, kurse automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.

-Advertisement-

Rasti është duke u trajtuar si ‘kontrabandë me mallra’ nga hetuesit policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Kufitare Lindje.

Rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, kurse automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera