Konfirmon Kusari – Lila: Për disa ditë do të dalim me një zgjidhje për targat dhe Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 18 November 2022
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, në një diskutim për Kosovën dhe Serbinë ka thënë se qeveria Kurti shumë shpejt, madje mund të jetë çështje orësh apo ditësh do të dalë me një zgjidhje për targat dhe Asociacionin e Komunave Serbe.
Deputetja ka konfirmuar se zv. Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka qenë vazhdimisht në kontakt me ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun dhe se ka mbetur shumë pak që të dilet me zgjidhje.
“Sa i përket marrëveshjes për targat dhe po e lidhi edhe bashkë edhe me Asociacionin sepse janë në kuadër të njërës apo tjetrës. Unë jam e informuar se janë duke e marrë shumë seriozisht dhe ka pasë shkëmbime të vazhdu4eshme nga zv, Kryeministri Bislimi si kryenegociator me ndërmjetësin e BE-së në raport me hapat e radhës po besoj është çështje orësh ndoshta mos të them ditëve se edhe shumë pak ditë kanë mbetur që do të dilet me një zgjidhje për të cilën besojmë që do të ruhet edhe stabiliteti por natyrisht edhe ligjshmëria”, tha Kusari – Lila.
“Deputetja e partisë në pushtet ka dhënë edhe argumentet e saj se pse Asociacioni i Komunave Serbe nuk duhet të kalojë. “Përmendi përbërjen etnike të disa prej komunave të cilat tashmë kanë kryetar komuna serbe që janë edhe në anën tjetër të Ibrit gjegjësisht në pjesën ku janë komunat tjera me shumicë shqiptare që kanë përbërje multietnike duke përfshirë Graçanicën ose Shtërpcën që përqindja e popullatës shqiptare ose tjerë arrin deri në 40%, atëherë pse Asociacion me bazë etnike , pse po flasim për asociacion të komunave serbe përderisa po flasim për komuna multietnike e para dhe e dyta çka një asociacion i natyrës së tillë mundet me ofruar në plotësim të asaj cka aktualisht ka qeverisja”, ka thënë deputetja në diskutimin e KDI-së mbi temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë-Serbi: Cila është rruga përpara?”
Sipas saj popullata në këto komuna është multietnike dhe nuk ka nevojë që të formohet një asociacion me bazë një etnike.
“Unë si ish kryetare e komunës shumë herë e kam menduar dhe nuk e them këtë për arsye nacionaliste për arsye praktike dhe tërësisht konform kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës që nuk ka asnjë kërkesë shtesë në nivelin lokal e cila mundet me u nda në baza etnike në atë që vetëm është duke ekzistuar, qoftë përmes planit të Ahtisarit qoftë përmes ligjeve të Kushtetutës të Kosovës”, ka thënë Kusari Lila./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...