Lajme

Kompania private nga Ferizaj mbledh mbeturinat në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 14 March 2023

Kompania private Eco Company ka filluar pastrimin e bërllokut në kryeqytet, pasi punëtorët e kompanisë  e mirëmbajtjes se qytetit kanë hyrë në grevë.

Eco Company është nga komuna e Ferizajt, ndërsa në fotografitë e dërguara nga lexuesit e Gazetës Express shihet se pastrami I bërrlokut është bërë në rrugën ‘Rexhep Luci’ në kryeqytet.

-Advertisement-

Prej dje, punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, kanë hyrë në grevë. Kjo ka bërë që Prishtina dhe qytetet tjera të “mbyten” në mbeturina. Kërkesa e punëtorëve është rritja e pagave. Për çështjen e mbeturinave, sot, i pari i Prishtinës, tha se vendimi i punëtorëve të “Pastrimit” ka pasur ndikim të rëndë në pastërtinë e komunës.

“Pastrimi” ka kërkuar shtrenjtimin e faturës, për çka drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, tha se janë duke bërë analizë financiare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera