Lajme

Komandant Malisheva: Po përgatitemi ta padisim shtetin e Kosovës, asnjëherë nuk kam folur me Albulena Haxhiun

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 10 April 2022

Muhamet Krasniqi, i njohur edhe si Komandant Malisheva, ka folur lidhur me gjendjen e “Grupit të Kumanovës” që janë të burgosur në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se janë të zhgënjyer me mospërkrahjen nga shteti i Kosovës dhe ka thënë se po e presin verdiktin e Gjykatës së Strasburgut për të vazhduar me hapat e mëtutjeshëm.

“Jemi të zhgënjyer dhe po presim edhe pak çështjen e vendimit final të Stasburgut. Pastaj do të marrim vendimet tona pasi kemi shumë fakte dhe mund të padisim edhe shtetin e Kosovës. Kemi fakte sa të duash. Për arsye të shumta. E kam fjalën për qeveritë e kaluara”, ka thënë ai në T7.

-Advertisement-

Tutje ai thotë se me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka folur kurrë, edhe pse e ka kunatë.

“Nuk ka pasur asnjë lloj ndryshimi, nuk bazohemi në familjarizëm, por në atdhetarizëm. Pse e kom të familjes unë asnjëherë nuk kam folur me të. Njerëzit po e marrin për përfitime politike dhe po e keqpërdorin këto gjëra. Secili i ka familjen e vet dhe nuk dua të më përziejnë as me Albulenën as me askënd”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera