Koliqi: Më shumë se ne, Zoti feston ardhjen e tij në mesin tonë
Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 25 December 2022
Në Katedralen “Shën-Nënë Tereza”, në Prishtinë, është mbajtur mesha e Ditës së Krishtlindjes, ku u tha se Krishtlindja do të thotë se amshimi dhe koha jonë bashkohet.
Mesha e sotme iu kushtua Ungjillit të Gjonit, ku famullitari i Prishtinës, Don Fatmir Koliqi ka rrëfyer se si ka ndodhur lindja e Jezusit por u ndal edhe te kuptimi i Krishtlindjeve.
Koliqi derisa ka uruar festën të gjithëve, është ndalur edhe te Ungjilli i Gjonit, për të cilin tha se ka një shikim shqiponje që përveçse është simbol i kombit, është edhe simbol i Ungjillit të Gjonit për të treguar brendësinë e tij dhe për t’u futur në misterin e asaj që është Jezusi.
“Ky Ungjilltar ka një shikim ndryshe, ka një shikim shqiponje mund të themi, sepse edhe vet Ungjilltari Gjoni paraqitet me simbolen e shqiponjës që e kemi në bankat tona të Katerdales, përveç se është një simbol i kombit tonë, ky është edhe një simbol i Ungjillit të Gjonit për të treguar brendësinë e Gjonit për t’u futur në misterin e asaj që është Jezusi. Çfarë ka ndodhur, kush është ky Jezus, kjo foshnje hyjnore që aq shumë e kanë pritur njerëzit, e ka pritur mbarë bota dhe ne e quajmë një fëmijë shpëtimtar i njerëzimit, Gjoni sot na tregon se Jezusi është një foshnje e cila ka ardhur nga qielli”, tha Koliqi.
Koliqi po ashtu rrëfen edhe kohën si ka ndodhur Krishtlindja.
“Krishtlindja do të thotë se amshimi dhe koha jonë bashkohet, vjen Zoti për të pranuar, merr kohën e kalueshme në një botë që kalon dhe shkrimi shenjtë na thotë pikërisht se në plotësimin e kohës fjala kumbon njeri dhe kjo fjalë erdhi dhe bëri detyrën tonë njerëzore në personin e Jezusit, që është një njeri konkret në një kohë dhe në një hapësirë konkrete. Kjo ngjarje është çasti kur përmbushen të gjitha profetsitë dhe premtimet shekullore që hyji i kishte dhënë. Është momenti kur e amshueshmja kërkon kohë dhe koha bëhet pjesë e amshuarës. Një gërshetim i veçantë i të krijuarës dhe amshimit dhe Jezusit, hyji bashkon njeriun dhe Zotin në një person, pra Jezusi është hyj i vërtetë dhe është njëri i vërtetë. Me mëshirimin e fjalës, atij fillimi që krijoi çdogjë, që e morri emrin Jezu Krishti, ka hy ky Zot në botën tonë, ka hy në çdokohë dhe ka bërë botën tonë një vend teologjikë…34:18 Më shumë se ne festojmë, Zoti feston ardhjen e tij në mesin tonë. Krishtlindjet mund të realizon vet Jezusi, ne vetëm kemi nevojë me lirinë e pakushtë t’ia hapim zemrën dhe ai të vijë dhe ta ngrejë shtëpinë e vet në zemrat tona”, rrëfen Koliqi./KosovaPress/
Të tjera
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...
-
Leposaviq: U has me uniformë me emblema të Serbisë, arrestohet e më pas lirohet
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt. ...
-
25 vjet nga masằkrằ në Burgun e Dubravës
25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha n...
-
“Stoli ari, para dhe 11 ora”, vjedhje e rëndë në Graçanicë
Një burrë në Graçanicë ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe i...
-
Nënsekretarja Allen mbërrin në Presidencë, nis takimin me Osmanin
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka mbërritur në Presidenc...
-
Bajrami: Kurti të japë dorëheqje, nuk i bëjmë favor me shpërndarje të Kuvendit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për ke...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës, deklarohet avokatja e tij
Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u ...
-
Prishtinë: Babë e bir rrằhen mes vete
Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. R...
-
Kosova dhe ShBA-ja sot nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim në...