“Kodiku i Purpurt i Beratit” prezantohet në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 15 March 2023
Shoqata “Nënë Tereza” në Namur dhe Organizata Studentore Shqiptare “Vlera” në Bruksel të Belgjikës, në bashkëpunim me RTSH-në dhe ULB-në, organizuan mbrëmjen kulturore kushtuar “Kodikut të Purpurt të Beratit”.
Me një pjesëmarrje të madhe falë interesit të komunitetit shqiptar në Bruksel dhe pranisë së studiuesve, artistëve, historianëve, shkrimtarëve, pedagogëve e diplomatëve, u shfaq dokumentari “Kthim te Kodiku Beratinus”, realizuar me mbështetjen e Grupit Mediatik të Kinës.
Aktiviteti per Kodikun
Mbrëmja kulturore u drejtua nga organizatorët Jetnis Avdijaj dhe Arian Bajraktari, në formë bashkëbisedimi me historianë, gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë etj.
Ragip Zekolli, Eden Babani, Denajda Bajraktari, dr. Nikolla Shabani, Albert Nikolla, Leonora Canja, si dhe shumë të tjerë bashkëbiseduan mbi Kodikun e Beratit dhe historinë e restaurimit të tij nga Akademia e Shkencave të Kinës. Gëzim Podgorica, nënkryetar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, tha se Kodiku, nëpërmjet këtij dokumentari, shkoi në Bruksel pas shfaqjes premierë në Paris dhe rrugëtimi do të vazhdojë në metropole të tjera europiane. Ai solli fakte e histori interesante nga restaurimi i Kodikut në Kinë gjysmë shekulli më parë, duke tërhequr vëmendjen e studiuesve të pranishëm. Dekani i Fakultetit të Letërsisë dhe Komunikimit në Universitetin e Lirë të Brukselit, Xavier Luffin, u shpreh se kjo histori e bashkëpunimit për restaurimin e Kodikut mes Shqipërisë dhe Kinës ishte e panjohur për të dhe mjaft interesante.
Konsullja e Republikës së Shqipërisë në Ambasadën e Shqipërisë në Bruksel, Vjola Kaloshi, theksoi rëndësinë kulturore të Kodikut, kësaj vlere unike të shqiptarëve, që është prej vitesh në mbrojtje të UNESCO-s, si dhe prezantimin e dokumentarit në kryeqytetin europian, Bruksel.
Të tjera
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...