Sport

Klubi i famshëm shqiptar kërkon trajner në facebook

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 25 July 2018

Që shqiptarët e përdorin facebookun për çdo gjë, kjo tashmë është e qartë. Që nuk mund të përfundohet një ushqim, një takim, vizitë po udhëtim, pa e postuar në facebook edhe kjo tashmë po dihet.

Që njerëzit blejnë e shesin gjithçka, nga pjesët rezervë të automobilave, deri tek shtëpitë, po ashtu në fb, edhe kjo nuk është çudi, por një klub i njohur shqiptar i futbollit, e ka ngritur maninë e facebookut në tjetër nivel – nëpërmjet këtij rrjeti social po kërkon drejtor dhe trajner.

Është pikërisht klubi shkodran Vllaznia, ndër më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit në futbollin shqiptar, që ka vendosur për një këso hapi interesant.

-Advertisement-

Për më shumë, shikoni postimin e tyre dhe pse – aplikoni për punë, kurrë nuk i dihet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera