Sport

Kjo është rregullorja mbi të cilën Gjilani kërkon pikët në tavolinë (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 21 August 2018

Gjilani e ka të qartë rrugën që do e vazhdojë pas anulimit të ndeshjes me Prishtinën. Drejtuesit e klubit kuqebardh kanë paralajmëruar ankesë në lidhje me vendimin e Komisionit të Garave për anulimin e ndeshjes së javës parë dhe kërkojnë që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori gjeneral i klubit gjilanas Sevdail Robelli, i cili në një prononcim për media deklaroi se klubi që ai udhëheq do ti marr të gjitha masat që të ankimojnë këtë vendim dhe të kërkojnë zbatimin e nenit 18 për shtyerjen e ndeshjes, me ç’rast thuhet:

“Organi që udhëheq në gara, mund të marrë vendim mbi shtyerjen e ndeshjes konform dispozitave të alinesë paraprake dhe ka për obligim t’i njoftojë me shkrim apo me telefaks ekipet e interesuara dhe atë më së voni tri ditë para terminit të përcaktuar me orar për fillimin e ndeshjes (termini i të cilës ndryshohet)”, thuhet në këtë nen, shkruan GazetaSheshi.com.

-Advertisement-

Ndërkohë që klubi gjilanas është njoftuar tek në ora 16:42 para fillimit të ndeshjes dhe kjo ishte totalisht e papranueshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera