Sport

Kjo është renditja tabelare pas dy ndeshjeve të sotme

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 24 November 2020

Dy ndeshjet hapëse të javës së 14-të në Superligë tashmë kanë përfunduar, shkruan Gazeta inFokus.

Arbëria ka arritur të nxjerrë tri pikë në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, pasi mposhti Gjilanin me rezultat minimal, 1-0, falë golit të realizuar nga Lutfi Bilalli.

Në anën tjetër, Drita ka barazuar me Feronikelin në stadiumin e qytetit, me rezultat 1-1.

-Advertisement-

Nikli kaloj i pari në epërsi në minutën e 40-të me golin e Mendurim Hotit, kurse për ‘bardhekaltrit’ ka shënuar Almir Ajzeraj në min 75-të.

Pas kësaj fitore Arbëria është ngjitur në pozitën e gjashtë me 17 pikë, Gjilani mbetet në të tretin me 23 pikë.

Drita vazhdon të jetë e dyta me 27 pikë dhe Feronikeli shtati me 16 pikë.

Më poshtë gjeni renditjen tabelare aktuale në Superligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera