Sport

Kjo është kryendeshja e Ligës së Evropës

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 15 March 2018

Sot do të zhvillohen takimet e kthimit në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan infokusi.

Bazuar në përballjet e para, këto sfida pritet të jenë mjaft interesante dhe të paparashikueshme.

Njëra nga takimet e cila po pritet me entuziazëm të madh është ajo e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘Emirates’ të Londrës ku Arsenali e pret Milanin.

-Advertisement-

Përballa e parë e zhvilluar në ‘San Siro’, kishte përfunduar me fitoren e Arsenalit me rezultatin 0:2, ndërsa sonte djelmoshat e Genaro Gatusso duhet të shpresojnë në mrekulli që të përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë.

Tanimë të dyja skuadrat kanë publikur formacionet e mundshme.

Arsenal (4-2-3-1): Ospina; Chambers, Mustafi, Koscielny, Kolasinac; Ramsey, Xhaka; Ozil, Wilshere, Mkhitaryan; Welbeck.

AC Milan (4-3-3): G. Donnarumma; Borini, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Biglia, Kessie, Bonaventura; Suso, Andre Silva, Calhanoglu.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera