Sport

Kjo është deklarata e Sherifit pas fitores ndaj Besës

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 12 December 2020

Gjilani mposhti Besën në Pejë në xhiron hapëse të javës së 17-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja përfundoj me rezultat 1-2 në favor të ‘Skifterave’.

Pas kësaj fitore, për Art Sport ka folur tekniku aktual i Gjilanit, Sallah Sherifi, i cili deklaroi se skuadra e tij do të luftoj deri në fund për kreun e tabelës.

-Advertisement-

“Skuadra u paraqit shumë mirë, Besa ka skuadër të re dhe shumë të mirë. Na rrezikuan në pjesën e dytë, por i shpërdoruam dy raste të 100% që ndikuan në krizën e lojës në këtë sfidë. Busici pas rikthimit që ka pasur pas 7 muajve, ndoshta i falen dy rastet e humbura në ndeshjen e sotme”.

“Ne si skuadër i kemi ambiciet tona të cilat do të vazhdojnë lojë pas loje, kampionati është i gjatë dhe ka xhiro të mjaftueshme, distanca është e madhe por shpresojmë që lojë pas loje të luftojmë për pjesën e epërme”, ka thënë Sherifi.

Kujtojmë që Gjilani ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur, Bylbyl Sokoli, i cili do ta drejtoj skuadrën në pjesën e mbetur të stadiumit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera