Sport

Kjo është deklarata e Mirel Josës para ndeshjes me Dritën

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 13 August 2018

Trajneri i FC Prishtinës, Mirel Josa para pak minutash ka mbajtur konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Dritës në Superkupën e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Trajneri shqiptar e ka vlerësuar lart kundërshtarin, por ka thënë se skuadra e tij dëshiron t’ia bëjë sefte stadiumit të ri me fitore para publikut vendës.

“Për skuadrën tonë ka shumë rëndësi rikthimi në këtë stadium. Ka shumë kohë që e kemi pritur këtë. Jam edhe shumë i emocionuar që në këtë stadium luhet me emrin e të ndjerit, legjendës ‘Fadil Vokrri’. Ka rëndësi edhe loja, pasi luhet për një trofe. Do të mundohemi edhe ne edhe Drita për të fituar. Për ne është me rëndësi se do ta kemi fushën. Uroj të kemi pozitivistet në ndeshje. Të dyja skuadrat kanë qenë vazhdimisht në përgatitje pasi luajtën në Evropë. Mua më intereson që skuadra nga ndeshja në ndeshje mos të tregojë ulje-ngritje. Ne do t’i japim rëndësi të veçantë ndeshjes, duke u mësuar tash në terrenin e ri. Drita ka një skuadër që ka treguar se çfarë është, nuk ka dalë pa arsye kampion i Kosovës. Por, për mua do të jetë një ndeshje përsëri testuese sa i përket vazhdimësisë”, ka thënë fillimisht Josa.

-Advertisement-

“Ne duhet të mësohemi me mungesat në skuadër. Gjatë tërë vitit ka dëmtime, ka penalizime, të cilat vijnë si rezultat i kartonëve. Kështu që, duhet ta përgatisim skuadrën sa më mirë për vazhdimësi. Alternativa kemi, do të mundohemi të afrojmë lojtarë që, për mua të rëndësishëm janë të gjithë lojtarët që janë në përbërje të ekipit”, vazhdoi ai.“Kemi bërë ndeshje të forta edhe sezonin e kaluar, rivaliteti ka qenë shumë i madh. E vlerësoj maksimalisht përbërjen e Dritës dhe kur një skuadër bëhet kampion flet vetë fakti. Do të varet nga fazat e ndryshme të lojës dhe se sa shpejt do të ambientohet secila skuadër në fushën e re. Për mua nuk ka shumë rëndësi ndeshja, ka rëndësi që Prishtina u bë me stadium të ri, që u krijuan kushte për t’u rritur edhe cilësia. Jam shumë i gëzuar që Kosova tash e tutje do ta ketë këtë dhuratë”, përfundoi Josa

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera