Lajme

Kjo është arsyeja që u lirua Faik Fazliu

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 06 June 2021

Ish-kreu i OVL UÇK-së, tani anëtar në kryesinë e kësaj organizate, Faik Fazliu, është liruar pas arrestimit, anipse mbrëmë prokuori kishte urdhëruar masën e ndalimit prej 48-orësh.

Fillimisht lajmin për lirimin e tij e bëri të ditur, kryetari i OVL UÇK-së Faton Klinaku, ndërsa detaje për Gazetën Express ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Lutfi Morina.

Sipas tij, Faik Fazliu, së pari është dëgjuar më pas për të është vlerësuar që nuk ka rrethana ta mbajnë më tutje në ndalim.

-Advertisement-

“Po është liruar e kanë dëgjuar të njejtin dhe kanë vleresuar që nuk ka rrethana ta mbajnë më tutje në ndalim, dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, tha Morina.

Tutje i pyetur sesi erdhi deri te ky vendim, pasi për të u urdhërua masa e ndalimit prej 48-orësh, Morina tha “e kanë dëgjuar dhe është interesuar për rrethanat, janë sqaruar të gjitha dhe është parë që nuk është e nevojshme të qëdrojë në ndalim”.

Sipas Policisë, Fazliu ishte arrestuar pasi kishte kanosur një zyrtar policor i cili ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.

Ndaj Fazliut është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Ndërkaq bashkëshortja e tij, Alketa Gashi-Fazliu, ka deklaruar se policët e kanë rrëzuar përtokë Faikun, për të cilin thotë se nuk ka pasur asnjë reagim ndaj tyre.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera