Lajme

Kishte rënë në një humnerë pesë metra, gjendet i gjallë 61-vjeçari në Prevallë i cili u raportua i zhdukur

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 28 March 2024

Nëntë ditë më parë në polici ishte raportuar se një person nga Ferizaj me bashkëshorten e tij ishte për pushime në Prevallë, ku gjatë një shëtitje në natyre ai nuk ishte kthyer më, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Rasti kishte ndodhur me 19 mars, derisa bashkëshortja e tij e kishte raportuar në polici ditën e djeshme më 27 mars, derisa ka treguar se ai ishte larguar nga vendbanimi në ora 18:30 dhe nuk ishte kthyer më.

Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policorë për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit, dhe i njëjti është gjetur po dje rreth orës 23:09, ku kishte rënë në një humnerë rreth pesë metra poshtë rrugës.

-Advertisement-

Njoftimi:

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Prizren, 28 Mars 2024

Më 27 mars 2024, në Stacioni Policor në Prizren, është raportuar se një person nga Ferizaj i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte në pushime në fshatin turistikë Prevallë, Prizren kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më.

Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo raporton se bashkëshorti i saj është larguar nga vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është , bashkëshorti i saj është A. M. i lindur më 1963 .

Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit.

Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerrë nga njësitet policore dhe me emergjencë është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera