Uncategorized

Kina nis udhëtimin e ri me rastin e Vitit të Ri Kinez

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 29 January 2022

Viti i Ri Kinez, që quhet edhe Festa e Pranverës, është festa më e rëndësishme kineze, që i kushton rëndësi ribashkimit të familjes. Ajo ngjan me një ndërthurje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në vendet perëndimore.

Sivjet Festa e Pranverës do të bjerë më 1shkurt. Nga ushqimet e shijshme deri te veshjet e reja, zbukurimet dhe argëtimi, familjet kineze e kremtojnë këtë festë me shpresën për një pikënisje të re dhe të ardhme të bukur gjatë vitit që do të vijë.

Presidenti i Kinës Xi Jinping shkoi pranë banorëve në provincën Shanxi të Kinës Veriore, duke filluar një vizitë në prag të Festës së Pranverës.

-Advertisement-

Gjatë inspektimit në fshatin Duancun të kontesë Fenxi po të mërkurën, Xi bëri thirrje për më shumë punë për konsolidimin e arritjeve në zhdukjen e varfërisë, nëpërmjet zbatimit të rigjallërimit rural, një pjesë e pandashme e modernizimit të vendit.

Në shkurt 2021, Kina deklaroi zyrtarisht zhdukjen e varfërisë absolute, që do të thotë se populli kinez realizoi ëndrrën shekullore për ushqim e veshmbathje të mjaftueshme dhe strehim të mirë.

Qysh nga atëherë, Kina filloi të forcojë industritë rurale, të promovojë zbatimin e teknologjive bujqësore dhe të ndërtojë fshatra të bukur.

Gjithsej 50 zona industriale bujqësore moderne, 50 grupe industriale rurale karakteristike dhe 298 lokalitete me industri të forta bujqësore u krijuan në mbarë vendin në vitin 2021, sipas Ministrisë së Bujqësisë e të Çështjeve Rurale të Kinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera