Lajme

Kica me platformë konkrete për sistemin e drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 14 September 2022

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka dalë me një platformë konkrete për sistemin e drejtësisë.

Ajo thotë se Vetingu është një urgjencë që nevojitet për rikthimin e besimit të sistemi i drejtësisë në Kosovë.

“Prandaj sistemit të drejtësisë i duhet buxhet shtesë për gjyqtarë shtesë të profilizuar në trajtimin e lëndëve ku gratë janë viktima të dhunës, të përdhunimit apo ngacmimit seksual dhe ku gratë kanë kërkesa në lidhje me pasurinë apo me trashëgiminë. Këta gjyqtarë duhet të merren ekskluzivisht me këto lëndë, derisa lëndët në pritje të kësaj natyre të reduktohen maksimalisht, sepse drejtësia e vonuar nuk është drejtësi.

-Advertisement-

Duhet buxhet shtesë për policinë e Kosovës, për të krijuar një task-forcë të veçantë, e cila do të trajnohet në këto raste dhe që do ta përbëjnë nga policë të cilët ndërveprojnë ngushtë me prokurorinë dhe institucionet e arsimit e të shëndetësisë. Nuk mund të presim më që vetëm nga viktimat t’i raportojnë këto raste në sistem. Sistemi duhet të punojë për to.

Vetingu është një urgjencë që nevojitet për rikthimin e besimit të sistemi i drejtësisë në Kosovë. Vetingun nuk guxojmë ta kapitalizojmë si projekt elektoral. Nuk mund ta përvetësojmë si parti. Vetingu nuk ka alternativë, sikurse nuk guxojmë të lejojmë që ai të shndërrohet në një mekanizëm eksperimental”, thotë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera