Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e vonshme të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus
22:54 | 21 April 2022
Qeveria e Republikës së Kosovë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar pesë vendime.
Kështu është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar për media nga Zyra e Kryeministrit. Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për vazhdimin për tre vite të mandatit të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
“Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme. Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, thuhet në komunikatë.
Siç njoftohet nga kryeministria, lidhur me nismën për Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, Qeveria e Republikës së Kosovës, tashmë e ka në agjendë legjislative këtë projektligj, rrjedhimisht nuk e konsideron të nevojshme iniciativën e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë Projektligj.
Është miratuar vendimi për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për Ministren e Drejtësisë, për nënshkrim të Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve për të burgosurit danez.
Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/50, si vijon: “ Udhëzimi Administrativ i MMPH-s Nr. 09/2015 për lejen për vendosjen në treg, regjistrim dhe leje të importit të produkteve biocide, mbetet në fuqi deri në krijimin e bazës së re ligjore. Ndryshim plotësim i Vendimit bëhet më qellim të mos krijimit të vakumit juridik”.

Të tjera
-
“Derën mos e blloko”, rreshteri thërret përforcime pasi avokati Koci qëndron në hyrje të Kuvendit
Avokati kosovar, Arianit Koci, sot ka protestuar para hyrjes së Kuvendit të K...
-
PAMJE – Arianit Koci mbyll derën e Kuvendit me shirit të kuq: Deputët nuk kanë të drejtë të dalin pa marrëveshje
Avokati Arianit Koci ka ndërmarrë një veprim simbolik para hyrjes së Kuvendit...
-
Në kundërshtimin e ashpër të qytetarëve dështon edhe përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit
Përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, ...
-
“Iu ikin gazetarëve thu se po duan t’ia heqin kravatat prej fyti”, disa qytetarë mblidhen para Kuvendit kundër bllokadës
Një grup qytetarësh janë mbledhur sot para Kuvendit të Kosovës për të protest...
-
“I marrin 500 mijë euro”, një grup i qytetarëve proteston para nisjes së seancës
Para nisjes së seancës së 27-të të Kuvendit, një grup i qytetarëve ka bërë nj...
-
Rritja e pagave vjet në tetor, nga 1 korriku zyrtarët publikë i marrin edhe 55 euro të tjera – Kurti e jep lajmin në Qeveri
Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka nj...
-
Koci para Kuvendit: Bashkohuni t’ua mbyllim derën deputetëve deri sa të arrijnë një marrëveshje
Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar një protestë simbolike para Kuvendit të...
-
Murati: Gjashtë muaj nënat lehona marrin 70% të pagës, për tre muaj të tjerë do të marrin nga 390.5 euro nga qeveria
Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për përcaktimin e pagës mesat...
-
Vdes një kosovar në Austri, dyshohet se ra në kontakt me tensionin e lartë të energjisë elektrike
Vdes një kosovar në Austri, dyshohet se ra në kontakt me tensionin e lartë të...
-
Vllajiq e pranoi fajësinë për spiunazh, Prokuroria propozon dënim deri në 5 vjet burg
Aleksander Vllajiq e ka pranuar fajësinë për veprën penale të spiunazhit dhe ...
-
Kush është agjenti i BIA-s me nofkën “snajper” që e pranoi sot fajësinë?
Aleksandar Vlajiq e ka pranuar fajësinë për veprën penale “spiunazh” dhe “arm...
-
Agjenti i BIA-s pranon fajësinë për spiunazh
Aleksandar Vlajiq e ka pranuar fajësinë për veprën penale “spiunazh” dhe “arm...