Lajme

Gjendet i vde*kur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 04 June 2025

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së martës në një banesë në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatë për një person (mashkull) pa shenja jete, në një banesë në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë”, tha Ahmeti, për Express.

-Advertisement-

Ajo bëri të ditur se vdekja e personit është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që karakterizojnë rastin.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera